ASH e ndihmoi procesin – nuk mundet zëvendësministri të vendosë diçka jashtë ministrit! – Shqip

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët është pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal, pavarësisht arsyetimeve të tyre, që sipas Fadil Zendelit, janë lojëra politike. Sipas Zendelit, deputetët e ASH-së, bashkë me VMRO-në kanë qenë pjesë e diskutimit dhe kanë bërë kuorumin në Kuvend edhe pse nuk kanë votuar. Zendeli thotë se edhe arsyetimet e Ministrit të Drejtësisë nuk mbajnë sepse zëvendësja nuk mund të vendosë diçka për të cilën ministri nuk është dakord.

Përveç kësaj, Zendeli shtoi se ligji në fjalë ka kaluar nëpër disa filtra e komsiione edhe në qeveri ku ka pasur ministra e zyrtarë të ASH-së dhe çdo arsyetim për t’i ikur përgjegjësisë, sipas tij, është pjesë e lojës ditore politike.

“Gjithashtu gjatë kësaj kohe nuk kishim në asnjë rast deklarim kundër nga Ministri i Drejtësisë se ai nuk e përkrah një gjë të tillë. Janë çështje e lojërave politike, por procedurat flasin diçka tjetër. ka procesverbale në qeveri, ku shihet kush si ka votuar. Propozimet nga ministria dihet se kush vijnë”, deklaroi Fadil Zendeli në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

You may also like