“Asensios nuk i intereson fanella e PSG”, ish-lojtari: Po vjen për të bërë foto te kulla Eiffel

by admin
Spread the love

Marco Asensio është një hap larg transferimit te Paris Saint-Germain në Spanjë.

Sulmuesi spanjoll preferon një eksperiencë të re në vend që të qëndrojë si një alternativë në stol te Real Madridi i trajnerit Carlo Ancelotti.

Mirëpo, për ish-lojtarin e parizienëve, Jerome Rothen, Asensio po transferohet në kryeqytetin francez për arsye financiare dhe jo për aspektin sportive. Rothen shton se Asension nuk i intereson rëndësia dhe pesha e fanellës së PSG, por po mendon vetëm për xhepin e tij.

“Më pëlqen shumë Asensio, nuk kam asgjë kundër tij. Te Real Madrid nuk po luan sepse dikush tjetër është më i mirë se ai. Parisi kërkon t’i japë një pagë prej tetë milionë euro në sezon dhe kjo më duket shumë për një lojtar zëvendësues. Parisi është një klub në të cilin lojtarët fitojnë shumë para. Asensio është një lojtar i lirë dhe normalisht janë të shumta klubet të cilat kërkojnë të firmosin me të.

Në këtë moment, më duket sikur Asension kërkon të transferohet në Paris vetëm për paratë. Nuk po vjen te PSG për arsyet e duhura dhe kam një bindje se drejtuesit e klubit duhet të ndryshojnë qasje në lidhje me merkaton.

Nuk e di nëse Asensio do të përshtatej në Paris, ajo që di të them është se në këtë moment më duket sikur ai kërkon të vijë në Francë për të bërë foto tek kulla Eiffel, të luajë disa ndeshje dhe më pas të dëmtohet. Shpresoj të bëj më mirë se Draxler të paktën sepse më duket si i njëjti rast”, u shpreh Rothen.


Top Channel

You may also like