Asensio: Nuk e kam menduar kurrë largimin, dua të lë gjurmë në Madrid

by admin
Spread the love

Marco Asensio i ka premtuar Realit jo vetëm dashuri për një kohë të gjatë, por edhe se dëshiro të lejë gjurmë me fanellën e “galaktikëve”. Sulmuesi spanjoll dha një intervistë për El Larguero, ku ndër të tjera tregoi objektivat e tij dhe raportin që ka me teknikun Ancelotti.

“Nuk e kam menduar kurrë të largohem nga Real Madrid. Kam shumë besim te vetja. Me kalimin e viteve kam mësuar të vlerësoj të gjitha vitet që kam qenë këtu. Qëllimi im nuk është thjesht të qëndroj këtu. Dua të lë gjurmë në Madrid”.

Më pas ai nuk i kurseu fjalët e mira edhe për teknikun e tij Carlo Ancelotti: “Ai më ka dhënë gjithmonë besim. Dhe duke e kombinuar besimin me idetë e tij, kjo gjë më ndihmon për të dhënë më të mirën time në fushë”. /oversport.tv

You may also like