Arteta tregon arsyen pse zgjodhi Lacazetten si kapiten kundër West Hamit

by admin
Spread the love

Trajneri Mikel Arteta ka shpjeguar arsyen pse e zgjodhi Alexandre Lacazetten si kapiten për ndeshjen ndaj West Ham.

Pierre-Emerick Aubameyang iu hoq shiriti i kapitenit pasi theu rregullat e klubit, ndërsa as nuk u ftua për ndeshjen që tashmë është duke u zhvilluar në “Emirates”,.

I pyetur se pse e zgjodhi Lacazetten, Arteta për “BT Sport’ tha “Është thjeshtë vazhdimësia se çfarë bëmë ndeshjen e fundit, ishte Laca kapiten, pra ne do vazhdojmë kështu”.

“Kjo është zgjedhja që bëmë që nga fillimi i sezonit, që të kemi në skuadër disa lojtarë që të jenë në vendin e kapitenit në këso raste”, deklaroi ai.

Ndërkohë, për momentin rezultati është i barabartë 0 – 0.

You may also like