Arteta mohon se e ka ofenduar trajnerin e Portos: Absulutisht asgjë nuk ndodhi me të!

by admin
Spread the love

Trajneri i Arsenalit komentoi përplasjen me trajnerin e FC Porto në fund të ndeshjes.

Arteta poashtu thotë se është i lumtur për kualifikimin e parë të Topçinjve në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në 14 vjet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte një lojë shumë e ngjashme me ndeshjen e parë, kundër një ekipi shumë të organizuar dhe konkurrues, me shumë eksperiencë në këto lojëra. E dinim që në këtë ngërç, në këtë lojë dhe në tranzicione do të kishim mundësi. Të lumtur me këtë moment magjik, ne nuk kishim qenë në çerekfinale qe 14 vjet. Është një moment i rëndësishëm.”

Çfarë ndodhi me Sergio Conceicao në fund të ndeshjes?

“Absulutisht asgjë”, përfundoi Arteta.

/GazetaBlic Sport

You may also like