Artan Lame flet për dëmtimin e regjistrave të pronave: S’i kemi grisur, prokuroria do hetojë me themel çështjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, ka komentuar sërish grisjen e regjistrave të pronave të qytetarëve, ku bëri me dije se edhe në Tiranë organi i akuzës ka nisur hetimin për këtë çështje, ndërsa hodhi poshtë akuzat e opozitës se ai është përgjegjës për dëmtimin e regjistrave të pronave.

Lame ka reaguar sërish për dëmtimin e regjistrave të pronave, ai deklaroi se ashtu si në Durrës, edhe në Tiranë prokuroria ka nisur një hetimin në themel për këtë çështje, ndërsa bëri me dije se me inventarizimin nuk do të ketë hapësirë për abuzim me pronat.

Artan Lame, hodhi poshtë akuzat e opozitës, e cila e bën përgjegjës për këtë çështje.

Disa ditë më parë, kreu i opozitës Sali Berisha akuzoi qeveritarët se po falsifikojnë, djegin dokumentet e pronave të shqiptarëve.

Berisha deklaroi se në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë është lënë e digjitalizuar, ndërsa theksoi se Artan Lame, ka bërë me dije se kanë një projekt për të përvetësuar pronat e shqiptarëve.

You may also like