Artan Hoxha tregon çfarë fshihet pas dorëheqjen së papritur në 2017 të Saimir Tahirit, zbërthen lëvizjen strategjike të kryeministrit

by admin
Spread the love

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dënimin me burg të Saimir Tahirit. Ai tha se ky dënim u bë për të kënaqur interesa politike dhe diplomatike të momentit.

Komenti i Hoxhës;

“Vijmë te 2017, nëse kujtoni, Tahiri u tha se u dorehoq. Ai nuk dha dorëhqjen, por u detyrua Rama të heqë edhe tre ministra të tjerë, që të mos iktë Saimir vetëm. Pra ka ikur Beqja, Klosi dhe Çuçi, për ta justifikuar largimi i Tahirit. Në fushatë, Tahiri drejtoi fushatën e Tiranës, mori 18 mandate PS. Në tetor filloi procesi ndaj Tahirit.

Të dënosh ministrin e brendshëm, me atë dosje, është ku thërret qameti. Na intereson të ndëshkojmë fenomenin që i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë, sesa të merremi me atë që tha avokati, të kënaqim disa interesa politike dhe diplomatike të momentit”, u shpreh Hoxha.

You may also like