Artan Hoxha për vrasjen: Elbasani pas fushatës kishte rënë në qetësi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar më shumë lidhur me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku një person humbi jetën dhe një tjetër ndodhet në vdekje klinike. Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku të dy persona me precedent penalë, kanë rënë pre e një atentati me armë. Hoxha tha se të dy personat nuk janë të një rangu të lartë në hierarkinë e bandave, port ha se kjo ngjarje është vijimësi e ngjarjeve të shkuara.

“Elbasani pas fushatës kishte rënë në qetësi, nuk ka patur ngjarje sepse u vendsën ekuilibra. Dy grupe të mëdha u goditën nga kundërshtarët dhe prokuroria dhe kjo bëri që dy grupet e tjera të kalonin në një situatë stabël. Kjo ngjarje riktheu situatën. Të dy personat e goditur sot nuk janë personazhe të rangut të lartë në hierarkinë e bandave, por kanë një të kaluar kriminale. Njëri nga ata është arrestuar në 2015 dhe ka një venduim ekstradimi në Itali. Personi tjetër është arrestuar po për vrasje në 2018.

Kemi parë dy skema në Elbasan. Njëri grup i zhduk makinat, tjetri i djeg. Ngjarja e sotme është nga grupi që i djeg makinat. Është në vijimësi me ngjarjet e mëparshme, sepse persaonazhet lidhen me njëri-tjetrin dhe derisa nuk bëhet e mundur goditja e bosëve të grupeve, kemi momente kur situata qetësohet dhe kemi momente kur situatra eskalon si sot”, tha Hoxha./Opinion.al

 

You may also like