Artan Fuga shpërthen ndaj Rejas dhe kritikon sportin në Shqipëri: Çfarë ka ky? Nuk bëhet Kombëtarja me lojtarë që luajnë në skuadra të huaja, një futbollist në Kanada dhe tjetrin në Afrikë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar situatën e sportit në Shqipëri, duke marrë shkas edhe nga humbja e kombëtare shqiptare të futbollit përballë Islandës. Në një postim në rrjete sociale, Fuga thotë se kombëtarja nuk bëhet me lojtarë që luajnë me skuadra të huaja.

“E paparë në histori! Zihen futbollistët, në stadium, me tifozët e tyre! Qesharake! Cfarë ka ky Edi Reja? Nuk di pse nuk bëjnë gol futbollistët? Hahahahahaha! Ore Edi, nuk e kanë fajin lojtarët, puna është se ne nuk kemi futboll në vend. Nuk bëhet kombëtarja me një futbollist në Kanada dhe tjetrin në Afrikë! Kuptohet mund të marrësh një, dy, tre, por bazën duhet ta kenë skuadrat vendase” – shkruan ndër të tjera Fuga.

Më pas, akademiku është ndalur edhe tek sportet e tjera duke sjellë në vëmendje triumfin e mundësit Zelimkhan Abakarov apo edhe skijatoren italiane Daniela Cecarelli që garojnë për Shqipërinë.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

“Pamje halucinante dje në stadium! Mirë tifozët se tifoza janë dhe fundi i fundit kanë të drejtë të mërziten dhe t’u thonë lojtarëve : jemi të pakënaqur!

Po lojtarët ç’bënë që shkojnë bëjnë sherr me tifozët! Në vend të ikin në dhomat e veshjes!

Mirë lojtarët, pa përgatitjen e duhur psikologjike, pa kulturën e komunikimit, por si nuk pati trajner, psikolog, nëpunës federate të shkonte t’i ndihmonte futbollistët që të mos hynin në ato dialogje të turpshme me tifozët!

E paparë në histori! Zihen futbollistët, në stadium, me tifozët e tyre! Qesharake! Cfarë ka ky Edi Reja? Nuk di pse nuk bëjnë gol futbollistët?

Hahahahahaha! Ore Edi, nuk e kanë fajin lojtarët, puna është se ne nuk kemi futboll në vend. Nuk bëhet kombëtarja me një futbollist në Kanada dhe tjetrin në Afrikë! Kuptohet mund të marrësh një, dy, tre, por bazën duhet ta kenë skuadrat vendase!

Nuk bëhet futbolli me mundësa çeçen, në hall të tyre, as me skijatore italiane!

Më mirë të mundemi e hamë gola me bazë futbollistë që luajnë në Shqipëri, pra ta rikthejmë futbollin në sport kombëtar, mundjen, skinë, sa të futet mentaliteti i ulët, i nënshtruar, budalla, se poqese nuk luan me ndonjë skuadër të huaj nuk ke vend në kombëtare!

Pse? Se politikat thonë se jam tifoz me Liverpulin, Realin, Neandertalin! Obobobobo! Sjellje fëmijënore! Bëhu me Tomorrin e Beratit! A me Vllazninë e Lushnjës!

Ik o Edi shih ekipet vendase, ndiq ekipet zinxhir, dhe shih se çfarë bëhet! Mos dëgjo propaganda politike kot më kot që e trajtojnë sportin vetëm për reputacion politik me jashtë!

Pa futboll dhe sporte në vend, kot rreheni, zot Reja, nuk ka as fitore, as gola, edhe sikur Islanda të luante jo me dhjetë, por edhe vetëm me portierin!

Mundemi se kemi ideologji sportive financiariste, të politizuar, sa për sy e faqe, duam sport elitar pa sport masiv! Ja pse ha dru!”-shprehet Fuga.

You may also like