Arsyetimi i Kurtit për ngritjen e çmimit të rrymës: Dikush duhet të paguajë importin

by admin
Spread the love

Arsyetimi i Kurtit për ngritjen e çmimit të
rrymës: Dikush duhet të paguajë importin

“Dikush duhet ta paguajë”, ka qenë arsyetimi
që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë për ngritjen e çmimit të
rrymës në vend.

Sipas tij, energjia e importuar është shumë e
shtrenjtë dhe se rrugëdalja e vetme për këtë është rritja e tarifave dhe
subvencioneve. Teksa më herët Kurti përmendte zgjidhjen mes rritjes së tarifave
dhe reduktimeve, tash këtë të dytën ai e ka eliminuar duke thënë se “e pamë sa
të dëmshme janë”.

“Jemi në situatë ku rritja e tarifës dhe
subvencioneve është e vetmja rrugë përpara”, ka thënë Kurti në konferencën për
media.

Ai ka treguar se vetëm një ditë më herët në
Kosovë energjia e importuar kapi vlerën e 2.3 milionë eurove. “Dikush duhet ta
paguajë”, ka thënë përsëri ai.

Tutje ai foli për mospagesen e faturave në
veri të vendit. Ai tha se në veri vendit konsumohet energji elektrike dhe nuk
paguhet

“Ajo që shpenzohet duhet edhe të paguhet, para
gati një dekade kjo çështje është politizuar”, tha Kurti, teksa shtoi se e kanë
trashëguar këtë situatë dhe po merren intenzivisht që ta zgjedhin sa më parë

Ai tha se arsyeja e mos pagesës lidhet me
strukturat ilegale të cilat imponojnë interesat e tyre.

“Po përpuqemi së sa më pak dëme dhe t’i japim
epilog kësaj çështje”, tha ai.

You may also like