Arsenali u jep leksion rivalëve në Angli, “topçinjtë” kanë faturën e pestë më të shtrenjtë të rrogave

by admin
Spread the love

Rrogat e klubeve të Premier Ligës të se zonit të shkuar janë zbuluar dhe ky informacion përbën një zbulim mbresëlënës për Arsenalin. “Topçinjtë” përfunduan në vendin e dytë, pas Mançester Sitit në sezonin 2022-23, pavarësisht se kishte vetëm faturën e pestë të pagës më të lartë të kampionatit, 235 milionë paund.

Skuadra e Mikel Artetës ishte shumë larg Mançester Sitit, të cilët kanë grupin më të paguar, me 423 milionë paund. Por pabarazia më befasuese është ajo mes Arsenalit dhe treshes së Liverpulit (373 milionë paund), Çelsit (340 milionë paund) dhe Mançester Junajtid (331 milionë paund). Fatura e pagave të skuadrës së Londrës Veriore është midis 96 dhe 138 milionë paundëve më pak se këto tre klube, një shifër e pabesueshme, veçanërisht kur merrni parasysh Çelsin dhe Mançester Junajtid, dy klube me rroga shumë të larta, por që po vuajnë me rezultatet në kampionat. Çelsi u rendit në gjysmën e dytë të klasifikimit sezonin e kaluar dhe është ende aty pas gati 12 muajsh.

Ndërkohë, Mançester Junajtid përfundoi i treti, por më poshtë Arsenalit në sezonin 2022- 23 dhe ka zbritur në vendin e gjashtë këtë sezon. Totenhemi (209 milionë paund) është i vetmi klub tjetër që tejkalon barrierën e 200 milionë sterlinave në paga. Aston Vila (194 milionë paund) vjen menjëherë më pas, e ndjekur nga Lestëri i rrëzuar në Championship (182 milionë paund) dhe Evertoni i goditur financiarisht (159 milionë paund). Ndërkohë, në anën tjetër të tabelës së pagave, Fulhami (90 milionë paund) dhe rivalët e Londrës Perëndimore, Brentfordi (99 milionë paund) janë dy klubet e vetme që kanë pasur një rrogë skuadre me vlerë më pak se 100 milionë paund sezonin e kaluar.

Dhe megjithatë, ato rikonfirmuan se futbolli nuk blihet gjithnjë me para, ndërsa të dyja u renditën në gjysmën e parë të klasifikimit sezonin e kaluar. Brentfordi e mbylli sezonin në vendin e nëntë, ndërsa Fulhami, i cili kishte pagat më të ulëta në kampionat, arriti një rezultat tërësisht mbresëlënës, duke u renditur në vendin e 10-të.

PANORAMASPORT.AL

You may also like