Arsenali ndalet në barazim – Shqip

by admin
Spread the love

Dy golat e hershëm nuk i kanë mjaftuar Arsenalit për ta fituar ndeshjen në udhëtim ndaj West Hamit.

Ndeshja e së dielës përfundoi 2:2 dhe kështu Arsenali ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në garën për titull në Premier League. Ndeshja i ka takuar xhiros së 31-të të elitës angleze.

Gabriel Jesus shënoi për 1:0 në të mirë të Arsenalit në minutën e shtatë, ndërsa për 2:0 shënoi Martin Odegaard në minutën e dhjetë.

West Hami megjithatë u kthye. Said Benrahma shënoi nga pika e bardhë në minutën e 33-të, ndërsa Jarrod Bowen barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 55-të. Më herët, në minutën e 52-të, Bukayo Saka dështoi nga pika e bardhë. Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen tek Arsenali. Arsenali udhëheq me 74 pikë. Manchester City është i dyti me 70 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

You may also like