Arsenali likuidon West Ham në derbi, zbret Tottenham nga vendi i katërt

by admin
Spread the love

Arsenali ka triumfuar në derbin e Londrës kundër West Ham me rezultatin 2-1 dhe ka marrë sërish vendin e katërt në klasifikim, madje tani numëron vetëm tre pikë më pak se Chelsea që u mposht sot nga Everton.

“Toçinjtë” nuk është se shkëlqyen në 45 minutat e para, por shënuan të parë pasi kishin rrezikuar më parë me Nketiah. Holding, me një goditje me kokë, shtangu “Çekiçët” duke e çuar topin në rrjetë.

West Ham u kundërpërgjigj në pjesën e parë, me Bowen që brenda zone nuk fali dhe shënoi në portën e Arsenal. Kështu pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me një rast të mirë me Saka, i cili u ndal mrekullisht nga portieri Fabianksi. Ky i fundit nuk kishte çfarë bënte një minutë më pas, kur Martinelli me një goditje me kokë shënoi për “Topçinjtë”.

Arsenali u mundua t’i mbyllte llogaritë e kësaj ndeshjeje dhe në dy raste Nketiah iu afrua golit të sigurisë, por nuk ia doli dot. Gjithsesi skuadra e Arteta nuk rrezikoi prapa dhe mori tre pikët, që ishin shumë të rëndësishme.

PREMIER LEAGUE – JAVA 35

West Ham-Arsenal 1-2
Shënues:
Bowen 45’ / Holding 38’, Martinelli 55’

Foto: Arsenal, Twitter

You may also like