Arrivabene hedh poshtë zërat: Nuk kemi folur për transferimin e Pogba

by admin
Spread the love

Maurizio Arrivabene, CEO i Juventusit, ka hedhur poshtë që të jenë takuar sot me përfaqësuesit e Paul Pogba për të folur për transferimin e mesfushorit nga Manchester United në Torino.

Drejtuesi i lartë i bardhezinjve ka theksuar në prag të ndeshjes që Juventusi luan me Lazion se në takim nuk është folur farë për kampionin e botës.

“Pogba është një futbollist i Manchester United, kështu që unë e respektoj atë dhe ekipin e tij.

Përfaqësuesit e Pogba kanë edhe Kean dhe Pellegrini, ndaj ne takohemi zakonisht. Pogba nuk ishte aspak subjekt i takimit”, është shprehur Arrivabene. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like