Arrestohet shkupjani 33 vjeçar, dyshohet se vrau babanë e tij – Shqip

by admin
Spread the love

Nj[ë 33 vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë të atin. Trupi i të ndjerit 62 vjeçar është gjetur reth mesdites së djeshme. Nga policia thonë se po hetojnë rastin, përcjell KlanM.

“Më datë 19.01.2023 në ora 21:00 në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup dje në orën 21:00 kanë arrestuar M.I. (33) nga Shkupi, në bazë të kallëzimit të orës 12:50, se në shtëpinë e tij në Gazi Babë është gjetur i vdekur babai i tij J.I (62). Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen dhe plagët e marra nga një armë zjarri. Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendngjarjen dhe pranë të ndjerit janë gjetur disa gëzhoja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

You may also like