Arrestohet pastori nigerian për vjedhje të më shumë se 1 milionë dollarëve nga besimtarët (fotot)

by admin
Spread the love

Një pastor kristian në Nigeri është arrestuar me akuza manipulimi financiar teksa besohet se përfituar nga ndjekësit e tij dhe persona të tjerë më shumë se 1 milionë dollarë.

Theo O Ebonyi, i njohur në shtetin Benue është ndaluar prej vitit të kaluar por akuzat janë bërë publike vetëm sot, kur autoritetet anti-korrupsion bënë njoftimin zyrtar.

Më herët Ebonyi kishte thënë se lajmi ishte një “dezinformim” i përhapur nga komentues dashakeqë në rrjet.

Autoritetet financiare të Nigerisë akuzojnë se Ebonyi i kërkonte viktimave të tij të paguanin $1,300 secili për t’u bërë përfitues të një granti  $20 miliardësh nga ‘fondacioni amerikan Ford.’

Por kur u pyet, fondacioni tha se nuk kishte ofruar asnjë grant të tillë.

“Hetimet treguan se fondacioni Ford nuk kishte asnjë marrëveshje, marrëdhënie apo biznes me Ebonyi,” njoftonte agjencia vendase, duke shtuar se pastori kishte përdorur paratë në mënyrë të jashtëligjshme për të blerë disa prona të patundshme.

Në një video deklaratë që Ebonyi postoi në rrjetin Facebook rreth kohës së njoftimit të arrestimit të tij, ai shkruante se lajmi ishte sajuar “nga komentues interneti … që kërkojnë të përfitojnë prej meje… ky është një lajmi madh i rremë … nuk është i vërtetë”.

Por zëdhënësi i komisionit hetues Dele Oyewale tha për rrjetin Punch se Ebonyi është arrestuar prej vitit të shkuar dhe është liruar me kusht, në pritje të hetimeve të mashtrimit me fondet./BBC/


Top Channel

You may also like