Arrestohet një shtetas francez për vjedhje në qendër të Shkupit

by admin
Spread the love





Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 31 vjeçari nga Franca është arrestuar për shkak të vjedhjeve në tre banesa në Komunën Qendër të Shkupit.

Sipas policisë, ndaj A.Zh.M (31) nga Franca ka dyshime të bazuara për për kryerjen e veprës penale vjedhje në tre banesa në Komunën Qendër.

“Zyrtarët policorë të SP Qendër pranë SPB Shkup, dje arrestuan nga liria A.ZH.M (31) për shkak të dyshimeve të bazuara për vjedhje të rëndë në tre banesa në Komunën Qendër, ndërsa rastin e tij e ka prokuroria”, thonë nga policia e Maqedonisë.

Ndërkaq gjykatësi i Gjykatës Themelore në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve.







Artikulli paraprakMungesa e mjekëve: A mund të ripunësohen pensionistët?
Artikulli tjetër“Zgjohet” Basha: Fushatë në të gjithë Shqipërinë




You may also like