Arrestohet në Londër ish-guvernatori i Putin për shkelje sanksionesh, pastrim parash (fotot)

by admin
Spread the love

Ish-guvernatori i Sevastopol i emëruar nga Kremlini është arrestuar në Londër me akuza shkeljeje të sanksioneve kundër Rusisë dhe pastrim parash, sipas mediave britanike.

Dmitry Ovsyannikov, ish-guvernatori i Sevastopolit në gadishullin e Krimesë, u arrestua në shtëpinë e tij në fillim të javës, raportojnë autoritetet vendase.

Mes akuzave në Britani ai ka marrë shmangie të sanksioneve për hapjen e një llogarie bankare në Londër, ku ka bërë katër pagesa prej 65,000 paundë dhe duke fshehur £77,500 para të thata, sipas autoriteteve ‘për qëllime ilegale.’

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha për mediat britanike: “Dmitry Ovsyannikov akuzohet për shtate raste të shmangies së sanksioneve kundër Rusisë dhe dy instanca të pastrimit të parave”.

Ovysyannikov, i lindur në Siberi, u emërua në 2017 si guvernator i Sevastopol, qyteti i dytë port më i madh në Krime, pas aneksimit nga Rusia në 2014.

Ai ka shërbyer gjithashtu si zv. ministër i tregtisë e industrisë së Rusisë deri në 2020.

Në 2017, ai është sanksionuar nga BE për “veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës.” Por sanksionet evropiane ndaj tij u hoqën në 2022 kur nuk ishte më guvernator.

Në 2018, ai u sanksionua përsëri nga Thesari i SHBA për veprime që “kërcënojnë paqen, sovranitetin territorial të Ukrainës”, ne baze te te cilave veproi kësaj jave Britania.

Ovysyannikov do të dalë para gjyqit të Southwark në Londër më 20 shkurt.