Arrestohet kongresmeni republikan George Santos, i akuzuar për mashtrim, krime të shumëfishta (fotot)

by admin
Spread the love

Kongresmeni George Santos është paraqitur te autoritetet dhe është arrestuar sot për një seri akuzash për krime federale.

Lajmi vjen pasi Santos ishte zgjedhur nga nje zone e New York vjeshtën që shkoi pas një fushate që më vonë u kuptua se ishte e mbushur me gënjeshtra.

Santos u kishte thënë njerëzve se ishte një tregtar i pasur i Wall Street me një seri pronash në emër të tij, dhe se kishte qenë një yll volejbolli kur ishte në universitet, mes të tjerash.

Por në realitet ai nuk kishte punuar as në kompanitë e mëdha ku thoshte, dhe as kishte qenë në universitet.

Sipas avokatit Breon Peace, padia kërkon të bëjë përgjegjës Santos për shumë skema mashtrimi dhe keqinterpretime të bëra prej tij.

“Të marra së bashku, akuzat ndaj Santos përbëjnë pandershmëri dhe manipulim të përsëritur, me të cilat ai ka arritur të hyjë në Kongres dhe të pasurohet,” tha Peace.

Në padi thuhet se Santos akuzohet për shtatë raste mashtrimi bankar, tre akuza pastrimi parash, vjedhje të fondeve publike dhe dy deklarata të rreme në Kongresin e SHBA.

Marc Molinaro, kongresmen republikan i New York, tha: “George Santos duhet të ishte dorëhequr në dhjetor, më pas përsëri në janar por tashmë ndaj tij do të bëhet drejtësia”.

Ndërsa kryetari Kongresit Kevin Mçarthy, argumentonte: “Në Amerikë je i pafajshëm derisa të provohet fajësia”.

Santos u dorëzua mëngjesin e sotëm para një paraqitjeje të parashikuar në gjyq.

34 vjeçari ka kërkuar ndjesë më parë për “zbukurimet” e bëra në CV-në e tij por kishte refuzuar dorëheqjen.