Arrestohet futbollisti argjentinas, akuzohet për dhunë ndaj të dashurës

by admin
Spread the love

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Fakundo Medina, është arrestuar sot nga policia franceze pas akuzave për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Mbrojtësi i Lens është ende në burgim në pritje të sqarimit të ngjarjes.

Medina akuzohet nga e dashura e tij se e ka dhunuar në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit, kur ajo gjendej në shtëpinë e tij.

Ajo ka bërë denoncimin në polici e më pas për këtë arsye, futbollisti është shoqëruar në polici.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e zënkës së çiftit, por miq të lojtarit, insistojnë se ka qenë pikërisht vajza që i është hedhur sipër atij duke e goditur dhe ky i fundit e ka shtyrë atë me forcë, por pa qëllim për ta dhunuar siç pretendohet në denoncimin kundër tij në polici. 

You may also like