Arrestohen tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Paparaci ka zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi dyshohet se lidhen me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020

Familja e vajzës së vetëvrarë kishte fajësuar për këtë vetëvrasje shoferin e autobusit, Gani Gjokaj.

Gazeta Sinjali mëson se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj.

Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30, ku pritet të japë detaje rreth arrestimeve.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.

You may also like