Arrestohen dy hajdutë në rrethinën e Shkupit, sendet e vjedhura i kthehen pronarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sot (04.10.2022) në ora 05:40 minuta në f. Studeniçan-Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria J.S. (37) nga Shkupi dhe E.M. (33) nga Republika e Kosovës, duke vepruar në bazë të denoncimit të M.A., sipas të cilit ata në shtëpinë e tij në vendin e quajtur “Koçinar” në f. Moranë-Shkup, kanë vjedhur më shumë sende.
Sendet e vjedhura janë gjetur në automjetin e pasagejrëve “fiat” me targa regjistrimi të Shkupit, me të cilin të denoncuarit kanë qarkulluar dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.


You may also like