Armenia “pushton” Nagorni Karabakun, eksodi epik! Mijëra vetë marrin arratinë

by admin
Spread the love

Më shumë 13.000 persona u larguan nga Nagorni Karabaku e kanë mbërritur tashmë në Armeni, në një eksod masiv që pasoi ofensivën e Azerbajxhanit e cila i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor.

Autoritetet vendore flasin për 20 të vrarë e mbi 300 të plagosur gjatë shpërthimit në një pikë karburanti, teksa qytetarët që e nisur drejt Armenisë, ndaluan të furnizoheshin me karburant.

Shpërthimi, ende i pazbardhur nxori edhe më shumë në pah makthin e eksodit gjithmonë e më kaotik, që ka rrëmbyer vëmendjes e botës. Ai erdhi në mesin e zotimeve të Bakusë se do t`i trajtojë mirë banorët armenë etnikë që po marrin arratinë nga enklava, e cila deri përpara një jave ishte nën kontrollin armen.

Qeveria e Armenisë kishte paralajmëruar për një “spastrim të mundshëm etnik”. Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra në tre dekadat e fundit lidhur me kontrollin e rajonit të të njohur ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Armenisë.

Fillimisht, ai u pushtua nga forcat etnike armene pas përfundimit të luftës në 1994-tën, ndërsa gjatë rishpërthimit të konfliktit në vitin 2020, Azerbajxhani mori pjesë të rajonit dhe territoreve përreth. Luftimet përfunduan pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi dhe në atë zonë u vendosën paqeruajtësit rusë.


Top Channel

You may also like