Armenët e larguar nga shtëpitë prej konfliktit, strehohen në bazën ruse gjatë negocjatave (fotot)

by admin
Spread the love

Armenë etnikë të zhvendosur nga zonat e luftuara në Nagorno-Karabak ishin mbledhur sot në bazën Stepanakert të forcave paqeruajtëse ruse, duke shpresuar të merrnin ndihma bazë dhe siguri nga luftimet.

Zhvillimi i vrazhdë vjen teksa forcat sulmuese të Azerbaixhanit dhe ushtarakët armenë në Karabakh negocjojnë për tërheqjen e këtyre të fundit, ku përfshihet dhe kushti i çarmatosjes.

Komuniteti ndërkombëtar bënte thirrje sot për mbrojtje të civilëve të ngecur në konflikt teksa ushtria e Azerbaixhanit ashpërson rrethimin në rajon.

Një karvan i parë i Kryqit të Kuq hyri në zonë sot, që prej nisjes së sulmit azer në fillim të javës.

Moska njoftoi dje se luftëtarët separatistë armenë kishin nisur të dorëzonin armët sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Forcat e Azerbaixhanit kontrollojnë tashmë zonën e Shusha dhe pozicionet e artilerisë së tyre drejtoheshin nga hyrja e Stepanakert, thanë vëzhgues të rrjetit AFP.

Ndërsa në juglindje, korridori i Lachin që më parë lidhte rajonin e shkëputur me shtetin e Armenisë, kontrollohet nga forcat azere që e kanë mbajtur më shumë të bllokuar.


Top Channel

You may also like