Armando Broja pritet të largohet, Chelsea kërkon një tjetër sulmues

by admin
Spread the love

Chelsea siguroi një fitore të pastër 2-0 përballë Sheffield United, një tre pikësh jetik që i jep pak frymëmarrje bluve.

Pavarësisht këtij suksesi, londinezët vijojnë të “lundrojnë” në “ujëra të turbullta”, për momentin ndodhen në vendin e 10-të, në kuotën e 22 pikëve, 12 pikë larg zonës Champions.

Trajneri Pochettino u shfaq i lumtur pas ndeshjes, i kënaqur me atë që dhanë djemtë, por në deklaratën e tij preku të gjithë lojtarët e fazës ofensive, por jo Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë shpërdoroi një rast të pastër për të mbyllur sfidën.

Në Angli e ardhmja e Brojës vijon të bëjë shumë zhurmë.

Sipas “The Sun”, nëse nëse vjen një sulmues i ri, ku dëshira më e madhe është Victor Osimhen, Broja pritet të largohet, në formë huazimi që për momentin duket formula më e përshtatshme, por edhe mund të shitet për të ulur shpenzimet.

 

 

You may also like