Arifi: Sekretari i përgjithshëm i federatës, është trajner në dy klube 

by admin
Spread the love

Ish kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, tregon se në federatë ka persona që kanë pozitë dhe është trajner i klubit.

A kemi kryetar federate dhe sekretar të përgjithshëm pse zyrtar federate edhe trajner në klub?  

“Po, është e vërtetë se sekretari i përgjithshëm është trajner në dy klube: Bardhoshi dhe Barani.

Edhe më qesharake se shkon krye në veti edhe si trajner i përfaqësueses. Ai e ka licencuar vetën me mjete të FKK-së për trajner dhe këtë zeje është duke e kryer. 

Shih ne paraqitjet zyrtare në sportdata është edhe VIP – Sekretar gjeneral e ne anën tjetër edhe COACH.
Në Premier League në Dubai ka shku pa trajner reprezentacioni, Currin e ka lan në shtëpi e vet ju ka ndejtë për mbrapa garuesve.

Po ashtu edhe në shumë ngjarje te tjera, ndërsa temën se një person i posedon shumë klube është e saktë. 
Disa persona kyq i kanë nga 2 – 3 klube. 

Por këtë e kanë rregullu me letra, natyrisht se ne e dijme këtë dukuri e cila e ka shtri përtoke këtë sport”, – thotë Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Një ndër shkaktarët kryesor se pse s’ka pas sukses Kosova për me marr pjesë me karateist në Tokio në LO është pikërisht mos serioziteti dhe hilja e sekretarit. Në gara kualifikuese ka shku vet si trajner e trajneri apo selektori ka ndejtë në shtëpi”, përfundon Arifi.

You may also like