Arifi: Nëse s’ka specifikim të temave Kosova s’duhet të marrë pjesë në dialog, BE-ja nuk është serioze

by admin
Spread the love

Dialogu ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë epilog vetëm atëherë kur ShBA-ja dhe BE-ja
janë të vendosura fuqishëm në këtë drejtim, po vlerëson profesori universitar,
Dritëro Arifi.

Arifi në një prononcim
për Ekonomia Online, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi
Evropian, duhet të ushtrojnë presion mbi Serbinë për pranimin e realitetit.

Sipas ti, është e
vështirë që të gjendet një zgjidhje shumë e shpejtë, përderisa vlerëson se
shteti serbë ende është në regjim fashist.

“Kjo varet
nga shumë palë, sepse është dialog tre palësh mes Serbisë, Kosovës dhe
Bashkimit Evropian, por edhe katër palësh nëse e llogarisim edhe SHBA, dhe kjo
mund të merr epilog nëse SHBA dhe BE-ja janë shumë të vendosur, të fuqishëm në
këtë drejtim që t’i bëjnë presion Serbisë, që e pranon realitetin ose ecim
tutje me masat e tjera, sepse përndryshe mentaliteti i politikës serbe që sot
është aktual ende janë në regjim fashist dhe pa ndryshuar ky botëkuptim unë nuk
shoh një zgjidhje shumë të shpejtë”.

Arifi, po
vlerëson se Bashkimi Evropian nuk është serioz, pasi që nuk ka qartësim të
dialogut. Në medie gjatë së enjtës është raportuar për një takim të nivelit të
lartë për javën tjetër, por profesori, Arifi po e sheh të arsyeshme që derisa
nuk specifikohen temat serioze, atëherë nuk ka pse të bisedohet në nivel
teknik.

“Me gjithë respektin për Bashkimin Evropian, mendoj që nuk është serioz në këtë çështje, sepse po flasim për dialog teknik, apo parapërgatitje për dialog politik por pa i ditur saktësisht hapat që do të merren, nuk ka një qartësim të gjithë dialogut se si ka me rrjedh, po flasim për një dialog teknik që mund të jetë edhe për tabela dhe që mund të zgjasë deri në prill të vitit të ardhshëm”

“…derisa nuk specifikohen temat serioze, ne nivel teknik Kosova dhe Serbia nuk kanë çka të debatojnë sepse po flitet gjithmonë për Kosovën jo me Kosovën dhe këtu është një dallim fondamental, pra edhe Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur, nuk ç’bëhet dhe nëse këta e kuptojnë këtë çështje atëherë dialogu do të merr një epilog drejt përfundimit”.

You may also like