Arifi: 17 Shkurti, kurora e rrugëtimit plot sakrificë

by admin
Spread the love

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ka shkruar se në këtë ditë të madhe për kombin tonë, aspiratë e përbashkët mbetet rruga plot sfida drejt integrimit në bashkinë europiane për një shtet të konsoliduar e demokratik.

Arifi ka uruar në Facebook se sot Kosova jonë shënon 15 vjetorin e pavarësisë së saj, të cilën e shpalli nëntë vjet pasi doli nga lufta me pasoja materiale e humbje të mëdha jetësh në njerëz.

“Në kremten e kësaj dite, me emocion të veçantë kthehemi në ditët e zorshme e kujtojmë shkrepjet e fundit për familjen Jashari e Haradinaj, e familjet e mëdha që ranë për Kosovën e që u bënë lajm i lirisë. Kjo ditë, është edhe e Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e shokëve të luftës që sot e kësaj dite gjykohen padrejtësisht se punuan fort për të mbrojtur pragun e shpisë dhe për t’i falë popullit të vet lirinë. Falë tyre, sot Kosova me mburrje feston 15 vjet shtet i lirë. Në këtë ditë të madhe për kombin tonë, aspiratë e përbashkët mbetet rruga plot sfida drejt integrimit në bashkinë europiane për një shtet të konsoliduar e demokratik! Gëzuar Pavarësinë Kosovë. Të fala nga Presheva”, ka shkruar Arifi.

You may also like