Arian Ademi hero në fitoren e Dinamos ndaj Hajdukut – VIDEO

by admin
Spread the love

Dinamo e Zagrebit edhe një herë ka treguar se kush është shefi në kampionatin kroat.

Dinamo ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj rivalit të përbetuar e të përjetshëm Hajdukut të Splitit, në takimin që u zhvillua në Maksimir para afro 14 mijë shikuesve.

Kapiteni Arijan Ademi ka realizuar golin e parë në minutën e 8-të.

Futbollisti shqiptar ka treguar lojë të madhe, njëherësh është anëtar i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, i cili u vlerësua me notë 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Ademi (8′), Baturina (10′), Ivanusec (38′ e 63′) – shënuan për fitoren e dinamovitëve.

Pas javës së 23-të, Dinamo kryeson me 55 pikë, ka 11 më shumë se Hajduku në vend të dytë.

 

 

You may also like