Argjentina shkëlqen në miqësore, Di Maria protagonist me një dygolësh

by admin
Spread the love

Një sfidë shumë e lehtë ka rezultuar miqësorja e Argjentinës ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Amerikano-jugorët dominojnë të gjithë takimin, të cilin e fitojnë me rezultatin e thellë 5-0.

Protagonisti kryesor i sfidës ka qenë Angel Di Maria, që ka realizuar një dygolësh. Në pjesën e parë shënojnë edhe Alvarez dhe Messi, ndërsa në pjesën e dytë është Correa ai që shënon golin e 5-të.

Kujtojmë që Argjentina është në grupin C së bashku me Poloninë, Arabinë Saudite dhe Meksikën dhe shihet si një nga favoritët kryesorë për të fituar Botërorin. Messi me shokë do të debutojnë në Katar 2022 në 22 nëntor ndaj Arabisë Saudite. / Oversport.tv

Foto: Selección Argentina Twitter

You may also like