Argjentina shkëlqen dhe fiton “Finalissiman”, Chiellini nuk e mbyll me trofe

by admin
Spread the love

Argjentina është fituesja e “Finalissima” pasi mposhti Italinë me rezultatin e pastër 3-0. Mjaftuan 45 minuta për ekipin e Lionel Scalonit që të hipotekonte fitoren me golat e Lautaro Martinez dhe Angel Di Maria, ndërsa në fundin e takimit Dybala vulosi gjithçka.

Argjentina është dukshëm më superiore se Italia në pjesën e parë, ndërsa shfrytëzon mirë mundësitë që i jepet. Është Lionel Messi që luan bukur dhe pason për Lautaro Martinez i cili nuk fal duke prishur edhe ekuilibrat e takimit.

Kur ekipet pritet të shkojnë në dhomat e zhveshjes, është Angel Di Maria që gjen edhe njëherë rrugën e rrjetës duke i çuar shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë Italia përpiqet të ndryshojnë diçka, por pa sukses.

Argjentina është në pritje të sinjalizimit të gjyqtarit për të nisur festën, ndërsa Dybala realizon edhe golin e tretë të takimit duke vulosur rezultatin final në 3-0. Në fund është Argjentina që triumfon në Wembley dhe ngre në qiellin e Londrës trofeun e parë të Finalissimas. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

You may also like