Argjentina fiton derbin me Uruguain – shkëlqen Messi

by admin
Spread the love

Lionel Messi është bërë lojtari i parë jug-amerikan që i shënon 80 gola ndërkombëtarë.

Ylli i PSG-së i ndihmoi Argjentinës ta mposhtë bindshëm 3:0 Uruguain në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Kapiteni Messi e kaloi Argjentinën në epërsi me një pasim ajror, i cili e mashtroi disi portierin dhe përfundoi në rrjetën e portës së Uruguait, raporton gazeta Express.

Rodrigo de Paul e dyfishoi epërsinë e argjentinasve pak para pushimit mes pjesëve, ndërsa Lautaro Martinezi e shënoi të tretin në pjesën e dytë.

“Bëmë lojë madhështore. Çdo gjë shkoi në mënyrë të përsosur”, tha Messi pas ndeshjes.

Argjentina është e pamposhtur në 24 ndeshje tani dhe kjo fitore e rrit trysnin ndaj Brazilit në grupin kualifikues të Amerikës Jugore për Kupën e Botës.

Brazili është lider me 28 pikë, i ndjekur nga Argjentina me 22.

Ekuadori është i treti me 16 pikë, sa ka edhe Uruguai, ndërsa Kolumbia është e pesta me 15 pikë.

You may also like