Ardit Krymi zyrtarizohet te klubi i ri, do të vazhdojë aventurën në Bjellorusi

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Ardit Krymi ka firmosur në Bjellorusi me klubin e Shakhtyor Soligorsk.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Mesfushori shqiptar me tipare mbrojtëse, Ardit Krymi, ka firmosur një kontratë me klubin tonë.

Krymi është i lindur në qytetin e Shkodrës dhe ka dalë nga klubi i futbollit lokal, Vllaznia. Aty ai ka nisur karrierën e tij profesioniste dhe ka luajtur deri në fund të kontratës së tij para se të transferohej te Shakhtar.

Në total, Arditi ka luajtur 239 ndeshje për Vllazninë, në të cilat ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Ai është dy herë fitues i Kupës së Shqipërisë (2020/21; 2021/22)”, ishte postimi që klubi bjellorus bëri.

Ndërkohë që për këtë transferim foli edhe Ardit Krymi i cili u shpreh se kishte ardhur koha për një eksperiencë të re. /oversport.tv

You may also like