Arben Taravari i përgjigjet ftesës së Bujar Osmanit për iftar të përbashkët

by admin
Spread the love

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, i është përgjigjur ftesës së Bujar Osmanit për një iftar të përbashkët gjatë ditës së sotme.
Taravari u shpreh se sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Sindromin Down dhe se për sot ka caktuar iftar me fëmijët me sindromën down.
“Sot është dita e pranverës dhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Sindromin Doën. Tradicionalisht në Gostivar në këtë ditë organizojmë drekë apo darkë, në këtë rast meqë është Ramazan iftar me fëmijët me sindromin down. Unë me kënaqësi do të merrja pjesë në iftarin e ftuar nga Bujar Osmani, por kam pas të planifikuar prej më herët”, tha Taravari.
Ai shtoi se me kënaqësi do të merr pjesë në ndonjë ditë tjerë por se duhet shikuar edhe agjendat që të mos përputhen.
Taravari tha se Bujar Osmani duhet të reflektoj edhe për debatin për të cilin e ka thirru të shtunën, ngase shtoi se ai ende nuk është përgjigjur se a do të merr pjesë.

MARKETING



You may also like