Araujo do vetëm Barçën, u kërkon agjentëve të rinovojnë me çdo kusht

by admin
Spread the love

Ronad Araujo kërkon që të rinovojë me çdo kusht me skuadrën e Barcelonës. Sipas asaj që shkruan “SER Catalunya”, mbrojtësi uruguaian u ka kërkuar agjentëve të tij që të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje me drejtuesit e klubit “blaugrana” për të zgjatur kontratën aktuale që skadon në vitin 2023.

Pavarësisht ofertave tunduese të ardhura nga Manchester United dhe Real Madrid, duket se Araujo i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij dhe nuk do që të largohet nga Katalonja.

Pikërisht për këtë arsye gjatë orëve në vazhdim pritet që të ketë një takim i rëndësishëm mes agjentëve të tij dhe Mateu Alemany. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook

You may also like