Arabia Saudite plas bombën, Messi – Ronaldo s’ka përfunduar akoma – Shqip

by admin
Spread the love

Dominimi absolut i Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit ka udhëhequr botën e futbollit në dy dekadat e fundit. Me transferimin e portugezit në Arabinë Saudite tek Al Nassr, u duk sikur kësaj epoke i erdhi fundi. Mirëpo, gazeta arabe Al-Khaleej, raporton se skuadra rivale e Al Nassr, Al Hilal i ka ofruar argjentinasit një pagë stratosferike.

Tentativa e parë ka dështuar për të bindur “pleshtin” të ndjekë hapat e Ronaldos por arabët nuk dorëzohen akoma. Fanellat e Messit kanë dalë në shitje dhe Al Hilal pret që sezonin tjetër, kur Messit t’i mbarojë kontrata me PSG, të nis sërish negociatat.

You may also like