Arabëve s’u mjaftojnë vetëm lojtarët – i ofrojnë pagë të majme edhe gjyqtarit italian

by admin
Spread the love

Gjyqtari italian, Daniele Orsato, i cili është një nga më të famshmit në Evropë, mund të përfundojë shumë lehtë në Arabinë Saudite, ku mori një ofertë financiare shumë fitimprurëse.

Pasi yje të shumtë të futbollit janë zhvendosur tashmë në Lindjen e Mesme, edhe gjyqtarët mund të ndjekin atë rrugë, përcjell lajmi.net.

Sipas shtypit italian, Orsato ka marrë një ofertë shumë të pasur nga Arabia Saudite që do t’i dyfishonte pagën nëse pranonte të arbitronte në Ligën Pro të Arabisë Saudite.

Lajmi shkaktoi shqetësim brenda Komitetit të Gjyqtarëve të Serisë A, pasi mendohej se do të ishte kandidati kryesor për të drejtuar Organizatën e Arbitrave pas daljes në pension.

Orsato ka lindur në Vicenza dhe është në listën e FIFA-s që nga viti 2010, ndërsa tre vjet më parë gjykoi finalen e Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe PSG-së./Lajmi.net/

You may also like