Apple do hedhë në treg automjetin që drejtohet nga iPhoneSinjali

by admin
Spread the love

Teknologjia në ditët e sotme po thyen çdo limit. Nëse deri dje një automjet kërkonte një shofer, tashmë shoferi mund ta drejtojë atë përmes një smartfoni. Këtë e ka bërë realitet kompania prestigjioze Apple.

Projekti Titan, i nisur vite më parë, pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Ajo çka e bën këtë makinë të veçantë nga të tjerat është pikërisht teknologjia, e cila do t’i mundësojë shoferit të drejtojë mjetin përmes iPhonit të tij. 

E ngjashme me Autopilot e prodhuar nga Tesla, Titani është një mjet i tipit cruiser, i cili, si çdo pajisje tjetër Apple, do të funksionojë përmes sistemit operativ iOS.

Kompania që revolucionarizoi botën në 2007 me lançimin e telefonave iPhone, duket se do të shkundë edhe një herë konkurrentët duke ndryshuar krejtësisht tregun e automjeteve.

Në një deklaratë më herët, drejtuesi i kompanisë kaliforniane, Tim Cook, tha se sistemi autonom është teknologjia bazë mbi të cilën është zhvilluar projekti i makinës. 

Makina e re është bazuar mbi teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe ende nuk ka një datë konkrete se kur do të përdorin qytetarët këto makina. Hyrja e Apple në tregun automotiv pritet të ndryshojë jo vetëm të ardhmen e industrisë së makinave, por tërësisht botën e teknologjisë së automatizuar.

/GazetaSinjali/

You may also like