Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për media, para ndeshjes kundër Viktoria Plzen, në Ligën e Konferencës.
Ballkani dhe Viktoria Plzen do të përballen të enjten nga ora 18:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Stërvitja e fundit e Ballkanit sonte nuk do të mbahet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, por në Kompleksin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që ndodhet gjithashtu në kryeqendrën shqiptare.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Ilir Daja në konferencë për media.
Arsyeja e anulimit të stërvitjes në impiantin “Air Albania” është për shkak të kushteve atmosferike.
Ballkani zë vendin e tretë me katër pikë në Grupin C, një më shumë se Dinamo Zagrebi. Astana është e dyta me katër pikë po ashtu. Viktoria Plzen kryeson grupin me 12 pikë dhe ka siguruar kalimin tutje./Lajmi.net/