Anulohet sërish lëshimi i raketës “Artemis” drejt Hënës/ Rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit

by admin
Spread the love

Nisja e raketës më të fuqishme ndonjëherë të Agjencisë Amerikane të Hapësirës është anuluar për të dytën herë brenda javës, pasi u gjet një rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit.

Nasa bëri një përpjekje të dytë sot për të nisur raketën drejt Hënës.  Rrjedhja u kap këtë të shtunë pasi raketa nisi të ngarkohej me shtytës super të ftohtë.

Automjeti djeg 2.7 milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për të siguruar shtytjen e nevojshme për të zbritur nga Toka. Por kur kontrollorët dhanë komandën për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit, një alarm ra, duke treguar se kishte rrjedhje.

Kujtojmë se përpjekja e parë të hënën u pengua nga probleme teknike dhe moti i keq.

Dërgimi i raketës ishte planifikuar të ndodhte në orën 14:17 me kohën lokale.

Objektivi i raketës 100 metra të gjatë ishte të hidhte një kapsulë në drejtim të Hënës, pas një mungese 50-vjeçare, diçka që nuk kishte ndodhur që kur Projekti “Apollo” përfundoi në vitin 1972.

Artemis I është një demonstrim teknologjik, kështu që nuk do të ketë ekuipazh me persona në bord. Por nëse gjithçka shkonte sipas planit gjatë këtij misioni, atëherë Artemis II që pritet të fluturojë në vitin 2024 mund të ketë persona në bord.

Kjo anije kozmike do të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh përpara se të kthehet në shtëpi në Oqeanin Paqësor pas gjashtë javësh.

A është Artemis Apolloni për një brez të ri?

Në vitin 1969, kur Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin hodhën hapat e tyre të parë në Hënë, ata nisën një epokë të artë të eksplorimit të hapësirës.

Programi Apollo transformoi mënyrën se si ne e shohim planetin tonë dhe veten. Tani, 50 vjet më vonë, Hëna është përsëri në vëmendjen e  njerëzimit. Dhe për ata që kurrë nuk arritën të dëshmojnë vetë misionet e Apollo-s, shpresa është që Artemis të frymëzojë një brez të ri.

Misionet e reja do të jenë të ndryshme. NASA po planifikon të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë,  duke treguar se eksplorimi i hapësirës është i hapur për të gjithë.

Dhe sipërfaqja hënore është vetëm fillimi. Ambicia e NASA-s qëndron edhe më larg, pasi pikëpamjet e saj janë vendosur në Mars.

Mbi 200,000 njerëz pritet të rreshtohen në plazhet dhe rrugët rrethuese të Kenedit.

Inxhinierët janë më të shqetësuar për të parë nëse mburoja e Orionit do të përballet me temperaturat ekstreme që do të hasë gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës.

Orion do të vijë shumë shpejt në Tokë, me 38,000 km/h (24,000 mph), ose 32 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Misionet deri në Artemis IX janë duke u planifikuar aktualisht.

Në atë fazë parashikohet të ketë habitate dhe automjete shëtitëse në Hënë për t’i përdorur astronautët. Por në fund të fundit, Artemis shihet si një terren prove për t’i çuar njerëzit në Mars.


Top Channel

You may also like