Anulohet hedhja e shortit për kampionatin e ri 2023/2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Për ditën e sotme (e premte) ishte caktuar hedhja e shortit për kampionatn e ri 2023/2024 në Ligën e Parë të futbollit vendor, që do të starton më 6 gusht, por e njëjta është anuluar për ditën e hënë apo të marten. Këtë për Klan M e deklaroi komisari për gara në kuadër të FFM-së, Igor Frangovski “Hedhja e shortit do të bëhet të hënë apo të martën shkaku i liçencimit të disa klubeve” tha ai.

Në kampionatin ri 2023/2024, në Ligën e Parë garojnë: KF Struga Trim Lum, FC Shkupi, KF SHkëndija, KF Sileksi, KF Makedonija Gj.P, KF Rabotniçki, KF Tikveshi, KF Bregallnica, KF Pandev Brera, KF Vardari, KF Voska Sport dhe KF Gostivari. /KLanMacedonia/

You may also like