Antonio Conte apo Thiago Motta, vendos Allegri

by admin
Spread the love

Antonio Conte apo Thiago Motta, vendos Allegri.

Juventusi po pret fundin e kampionatit për të bërë bilancin përfundimtar të sezonit duke përvijuar të ardhmen. Një projekt që nis natyrisht nga stoli.

Pas një nisjeje të shkëlqyer të sezonit bardhezinjtë u zhytën në errësirë dhe vetëm dy fitoret e fundit kundër Fiorentinës dhe Lazios në Kupën e Italisë i kanë rikthyer në shina, por gjithsesi pozicioni i Allegrit mbetet i lëkundur.

Ambienti bardhezi kërkon një ndryshim në drejtimin teknik dhe Giuntoli ka si synim ta kënaqë, gjithmonë nëse gjen një akord me teknikun toskan, i cili është i vendosur të bëjë të respektohet kontrata e tij, sidomos nëse ia del të sigurojë një vend që të çon në Champions League dhe fiton dhe Kupën e Italisë.

Në rast lamtumire, janë dy profilet që po merren në konsideratë në Torino. I pari është më i pëlqyeri nga tifozët dhe korrespondon me emrin e Antonio Conte-s. Ish-kapiteni pret prej kohësh një telefonatë nga ish-klubi i tij, por në të njëjtën kohë po çon përpara tratativat me Napolin.

De Laurentiis e do me çdo kusht dhe është gati ta kënaqë si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe nga ajo e merkatos. Pas një lloj ftohtësie në fillim palët janë afruar shumë dhe tratativa duket goxha shpresëdhënëse.

Edhe për këtë arsye është shumë më e mundur që në rast ndryshimi të trajnerit, Juventus t’i besojë Thiago Motta-s. Do të ishte njeriu i duhur për të nisur thuajse nga zero një proces rithemelimi, t’i japë një lojë skuadrës dhe të besojë te të rinjtë.

Pengesat janë 2; Pikë se pari Bolonja nuk ka ndër mend të privohet nga “timonieri” që po e çon drejt një kualifikimi të bujshëm në Champions dhe e dyta dhe sirenat nga jashtë italisë me disa skuadra të nivelit të lartë, me ato të Premier League në krye që janë gati të vënë bast mbi ish-lojtarin e Inter.

Për të gjitha këto arsye para së gjithash duhet sqaruar situata me Allegrin që dëshiron të qëndrojë, por kërkon edhe garanci për të ardhmen.

You may also like