Anti-korrupsioni: Do t’i ndërmarrim hapat e duhur për tenderin 1.8 milionë euro të MPJ-së

by admin
Spread the love

“Hapja e lëndës kërkon hapa konkret në veprim. Për momentin nuk mund të japim informatë tjetër përveç asaj se si edhe me të gjitha lëndët deri më tani, do t’i ndërmarrim hapat adekuat”, deklaruan nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit lidhur me kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që KSHPK ta hetojë tenderin prej 1.8 milionë eurove që e fitoi kompania “Eurovia” nga Zhelina, tender për rikonstruim dhe rregullim të sallës “Boris Trajkovski” për konferencën e OSBE-së në dhjetor.

Nga Antikorrupsioni theksuan se nuk do ta komentojnë deklaratën e ministrit Osmani, se nuk e ka ditur se “Eurovia” është donatore e BDI-së.

Nga KSHPK thonë se janë duke kërkuar informata.

“Informatat janë kërkuar, të kompletohen edhe informatat e tjera që i aptëm edhe më parë nga anët e tyre, lënda është nga fundi dhe kur të kemi diçka konkret do të deklarohemi në njërën prej mbledhjeve të ardhshme”, theksuan nga Antikorrupsioni.

MARKETING




You may also like