(Anketë) Shumica e serbëve kundër antarësimit në BE; fajin e ka NATO, jo Putini

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Më shumë se gjysma e serbëve janë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kështu të paktën tregon anketa e realizuar nga instituti me seli në Serbi, “Demostat”, i cili të mërkurën e 29 qershorit ka publikuar hulumtimin “Orientimi i qytetarëve serbë në politikën e jashtme”, ku mes tjerash bëhet e ditur se nëse nesër do të organizohej referendumi për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, 34 përqind e qytetarëve do të votonin për, ndërsa 51 përqind e të anketuarve kundër.

Për pyetjen e njëjtë, 17 përqind e të qytetarëve janë përgjigjur se duhet të bëhen lëshime të caktuara për të përparuar drejtë BE-së.

Studiuesi i Demostatit, Sreçko Mihailoviç, sipas të përditshmes serbe “Danas”, ka deklaruar se 58 përqind e të anketuarve mendojnë se Serbia nuk duhet t’i harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në, ndërsa 33 përqind besojnë se Serbia duhet ta bëjë këtë.

Mihailoviç, me tej ka bërë të ditur se 81 përqind e të anketuarve besojnë se Serbia duhet të ruajë neutralitetin e saj me çdo kusht në raport me sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa 80 përqind thonë se Beogradi nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kush është përgjegjës për situatën aktuale në Ukrainë, shtatë për qind e të anketuarve kanë zgjedhur Rusinë, tre përqind kanë thënë se Rusia është më përgjegjëse se Ukraina, e ndërsa 54 përqind kanë deklaruar se NATO është ekskluzivisht përgjegjës, për situatën e krijuar në Ukrainë.

Kur bëhet fjalë për politikanët, rezultati i hulumtimit ka treguar se 46 përqind e të anketuarve kanë besim maksimal ndaj presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç.

Nga liderët botërorë, 46 përqind e anketuesve si udhëheqës të mirë e kanë zgjedhur presidentin Rus, Vladimir Putin, 12 përqind kanë votuar për presidentin Kinez, Xi jinping dhe 11 për qind e anketuarve kanë zgjedhur presidentin e Francëz, Emmanuel Macron.

Sondazhi në fjalë është kryer nga data 13 deri më 22 qershor dhe ka përfshirë 1 mijë e 203 qytetarë.

Rruga Press

You may also like