Angela Prajs Ageler dorëzoi letrat kredenciale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-së, Angela Price Ageler sot ia dorëzoi Ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmanit kopjet e letrave kredenciale me çka ajo mund të fillojë misionin e saj diplomatik në Shkup. Ministri Osmani shprehu bindjen se me përvojën e saj, Ambasadorja Ageler do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit.
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
Në kontekst dypalësh, bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe vlera të përbashkëta demokratike. Osmani i theksoi rezultatet fillestare të Dialogut Strategjik me SHBA-të, si kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e partneritetit strategjik, si dhe përkushtimin për të përcaktuar aktivitetet e ardhshme që synojnë nxitjen e mëtejshme të proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik të shtetit.
Ageler shkaktoi bujë në opinion pas dekleratave të saj në SHBA ku tha se do të përpiqej që ti vë para përgjegjësisë politikanët e korruptuar të Maqedonisë së Veriut.
Ajo u betua si ambasadorja e re e SHBA në vend në shtator.


You may also like