Anëtari i ISIS terrorizon Brukselin, vret dy tifozë suedezë teksa luhet sfida Belgjikë-Suedi

by admin
Spread the love

Dy persona të veshur me fanellat verdheblu të kombëtares së Suedisë janë vrarë në Bruksel, teksa në stadiumin “King Baudouin” luhet sfida e vlefshme për kualifikueset e Euro2024 midis Belgjikës dhe vendit skandinav.

Sipas raportimeve, sulmi i armatosur ndodhi rreth 5 kilometër larg stadiumit. Sipas gazetës Het Laatste të shtënat u regjistruan pranë Sainctelette Plein, në veri të qendrës së qytetit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se personi i armatosur pasi ka bërtitur “Allahu Akbar”, ka hapur zjarr me një armë të dyshuar kallashnikov, mbi një turmë njerëzish, duke vrarë dy persona dhe duke lënë të plagosur një tjetër.

Siç shihet në një video të publikuar në platformën X, agresori ka veshur një xhaketë portokalli fluoreshente, pantallona të zeza dhe mban një helmetë të bardhë në kokë.

Ai shfaqet në këmbë, me armë në dorë dhe fillon të qëllojë këdo në trotuar përballë tij. Njerëzit, sapo dëgjojnë të shtënat, nisin të vrapojnë në panik, ndërsa personi i armatosur i qepet pas dy personave, të cilët tentuan të strehoheshin në një pallat.

Zyra federale e prokurorit tha se i ka parë pamjet, por për momentin nuk mund të konfirmojë nëse ai është autori. Si videoja më lart, ashtu sikurse videot e tjera po verifikohen nga policia, shkruan BBC.

Sakaq kryeministri i Belgjikës, së bashku me ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë janë aktualisht në vendin e ngjarjes për të monitoruar nga afër situatën.

Sulmi me armë vjen në një kohë kur komuniteti global është në gatishmëri të shtuar për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.

You may also like