Ancelotti: Mbappe? Nuk dëshiroj të flas për këtë. Zgjodha Real Madrid sepse është klubi që dua

by admin
Spread the love

Anceloitti ka folur përpara mediave për disa çështje, ku më kryesorja ishte Mbappe dhe qëndrimi i tij në Madrid.

Unë e dua Real Madrid dhe dua të qëndroj këtu. Do të qëndroj edhe kur të mos jem më trajner. Kisha kontakte me Brazilin, e vërtet, por nuk kisha dhënë një përgjigje përfundimtare pasi isha duke pritur rinovimin me Real Madrid. Jam i lumtur të qëndroj këtu.

Nënshkrimi i një qendërmbrojtësi në janar? Nuk do ta bëjmë. Kemi Nacho dhe Rudiger, gjithashtu Tchouameni dhe Carvajal që mund ta bëjnë atë rol.

Mbappe është i lirë të nënshkruaj me cilido ekip në këto moment? Nuk dua ta komentoj këtë gjë. Nuk kam koment, ju gazetarët e dini që ne nuk flasim për këtë gjë, deri në ditën që mund të ndodhi”, është shprehur ndër të tjera Ancelotti./h.ll/abcnews.al

You may also like