Ancelotti: Kush kalon në gjysmëfinale fiton Champions League, nuk ka favorit mes Realit dhe City

by admin
Spread the love

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, këmbëngul se përballja me Manchester Cityn në çerekfinalet e Champions League nuk është shqetësuese. Ancelotti diskutoi shortin e hedhur në Nyon.

Ai tha: “Ata janë një nga favoritët, ne të gjithë e dimë dhe do të jetë shumë e vështirë. Për të luajtur ndeshjen e kthimit në Manchester… ajo që mund t’ju them është se ne nuk na intereson. “Çerekfinalet e Champions League janë gjithmonë të komplikuara! Ideja është të fitosh kompeticionin dhe, për ta bërë këtë, duhet të mundësh më të mirët.

City mund të jetë një nga ekipet më të mirë në Europë për momentin, do të jetë e vështirë, sigurisht, por nëse doni të jesh kampion europian, duhet të eliminosh Cityn. Optimizmi mbizotëron, mos u shqetësoni. Do të jetë një çerekfinale e shkëlqyer dhe ne do t’i luajmë me besim të dy ndeshjet. Nuk e di se çfarë mendojnë ata atje, por besoj se mendojnë si ne. Një vit fituam ne dhe fituan të tjerët. Askush nuk është favorit.”/ h.ll/abcnews.al

 

You may also like