Ancelotti komenton deklaratën e Guardiolas, pranon se skuadra e tij ka një avantazh para përballjes me Man Cityn

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti ka pranuar se skuadra e tij ka një avantazh ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.

Kampioni në fuqi evropian do të luajë dy ndeshjes para përballjes me spanjollët, kurse “Los Blancos” nuk do të luajnë asnjë.

Kësisoj, Ancelotti do të ketë më shumë kohë për të përgatitur skuadrën për ndeshjen ndaj Man Cityt.

“Ne luajmë me Aston Villa në 20:15, pastaj kundër Crystal Palace të shtunën, në orën 12:30. Më pas shkojmë në Madrid të martën. Real Madridi ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë ditë. Ata luajnë këtë fundjavë dhe nuk do të luajnë më deri në ndeshjen kundër nesh. Do të doja të reflektoja dhe të kërkoja një ditë më shumë, sepse ndryshimi është i madh. Por, nuk ka asnjë mundësi…”, kishte deklaruar Guardiola pak ditë më parë.

Deklaratën e spanjollit e komentoi edhe Ancelotti, pas fitores së mbrëmshme ndaj Athletic Bilbaos.

“Më duket mirë, ata kanë një orar më të komplikuar, ky është futbolli modern, është e qartë se ne kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të ndikojë në lojë. Më pëlqeu shumë menaxhimi i lojës së sotme dhe më pëlqeu pak më pak intensiteti”, tha italiani.

Manchester City ndeshjen e parë ndaj Real Madridit do të zhvillojë më 9 prill, kurse të kthimit më 17 prill

You may also like