ANCELOTTI jep “OK” për zëvendësuesin e BENZEMA, drejtuesit nisin kontaktet me LILLE – Shqip

by admin
Spread the love

Real Madrid tashmë prej kohësh është në kërkim të një qendërsulmuesi, i cili të zëvendësojë karim Benzema. Largimi gjatë janarit të Mariano Diaz hap rrugë për të qetur një tjetër alternativë për “Topin e Artë”.

Lojtari që pëlqehet nga drejtuesit është sulmuesi kanadez, Jonathan David, me Carlo Ancelottin që ka dhënë “OK”.

Trajneri italian e pëlqen lojën e kanadezit i cili është mjaftë i rrezikshëm në zonë dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij që në merkaton e janarit. 22-vjeçari ka dy vite që shkëlqen me klubin francez Lille, derisa ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si Chelsea, Bayern Munich, PSG e së fundmi Real Madrid.

Sipas “Marca” raportohet se tashmë kontaktet mes dy klubeve kanë nisur, teksa pritet të arrihet edhe marrëveshja. Skuadra franceze do ta linte të lirë “xhevahirin” e saj për vlerën e 60 milionë euro, por më parë edhe kanadezi ka shprehur dëshirën të kalojë te një skuadër që pretendon të fitojë trofe, teksa ofertën e Real Madrid nuk pritet t’i thotë dot jo.

You may also like